back to top
September, 19, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiTabela e Ministrisë së Kthimit në objektin e komunës ilegale në Leposaviq,...

Tabela e Ministrisë së Kthimit në objektin e komunës ilegale në Leposaviq, Rashiq: E thirra Veton Elshanin, kërkova të hiqet

Share
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq ka thënë se për mbulimin e tabelave informuese nëpër institucionet ilegale në veri të vendit, është informuar veç atëherë kur ka ndodhur ndryshimi. Ato u zëvendësuan me tabela të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në objektin e komunës që përdorej nga strukturat ilegale në Leposaviq është vendosur përkohësisht tabela me mbishkrimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq thotë se me t’u informuar për këtë ndryshim ai e ka kontaktuar zëvendësdrejtorin e policisë për veri, Veton Elshanin.

“Unë u informova kur u ngrit ajo tabelë. E thirra zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin verior Veton Elshanin dhe zëvendësin tim Radomiroviq dhe kërkova që tabela të hiqet. Jo sepse nuk kemi nevojë për zyra, por sepse besoj se nëse e marrim diçka si zyra, atëherë duhet bërë në mënyrën e duhur, në mënyrë adekuate. Dhe jo në rrugën e improvizimit të menjëhershëm”, tha ai.

Rashiq shtoi se Ministria për Komunitete dhe Kthim, nëse kjo çështje zgjidhet me rrugë ligjore, do të kërkonte një objekt që të përdorej nga institucionet serbe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit