back to top
November, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeSveçla: Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së...

Sveçla: Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës.

Sveçla ka thënë se Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin territorial, kësah radhe në zonën -0- të kufirit mes nesh, e cila ka prani më të shtuar të KFOR-it.

“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

MPB

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -