Share
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën paralele serbe të Skenderajt në veri, e cila është mbyllur dje.
Ekipi i Tëvë1 nga atje ka bërë të ditur se brenda komunës tashmë po qëndrojnë të dy ministrat, e cila tashmë e marrë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në komunat të cilat u mbyllen dje, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në veri të Mitrovicës kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, e që gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për Komunën e Skenderajt.
Prokurori më pas ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen