Share
Një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë, pasi që u arrestua ditën e djeshme në një operacion të Antidrogës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Inspektorati i Policisë.
IPK-ja tha se zyrtari policor në fjalë është suspenduar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Klankosovën.
Në aksionin e policisë u arrestuan tre persona.