back to top
September, 9, 2024
spot_img
BallinaSportiSuper goli i Selmanit vulos kalimin e Dritës në rrethin e tretë...

Super goli i Selmanit vulos kalimin e Dritës në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

Drita ka kaluar në rrethin e tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Breidablikun me rezultat 1-0 (3-1).

Pas dhjetë minutash lojë, skuadra Gjilani rrezikoi me anë të Almir Ajzerajt, por që goditja e tij u bllokua.

Gjashtë minuta më vonë, Albert Dabiqaj kishte një mundësi të mirë shënimi, mirëpo nuk ia doli ta konkretizonte me gol.

Portieri mysafir ishte shumë i disponuar për lojë, duke bërë disa pritje të njëpasnjëshme të lojtarëve të Dritës.

Si në ndeshjen e parë, edhe në këta 45 minutat e parë – Faton Maloku pati një paraqitje bravuroze, duke bërë disa intervenime të mrekullueshme.

Dy skuadrat kishin raste shënimi, por që asnjëra nga to nuk ia doli t’i shfrytëzonte.

Në 45 minutat e dytë ishte një angazhim më i madh i klubit kosovar, me çka edhe pasoi goli i fitores.

Ishte minuta e 67-të, kur Iljasa Zylfiu asistoi te Kastriot Selmani, që realizoi për 1-0.

Drita e kishte pothuajse pjesën më të madhe të ndeshjes nën kontroll, me çka edhe e arriti kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në raundin tjetër, Drita përballet me klubin nga Letonia, Auda.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit