back to top
July, 12, 2025
spot_img
BallinaLajmeSulmohet fizikisht kryetarja e Shkupit, përfundon në spital

Sulmohet fizikisht kryetarja e Shkupit, përfundon në spital

- Advertisement -
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është sulmuar fizikisht nga persona akoma të panjohur derisa ndodhej në territorin e Komunës së Çairit bashkë me ekipin e saj për të detektuar siç pretendon ajo ndërtimet pa leje.

Arsovska mësohet se është goditur në fytyrë pas çka ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup.

Policia është adresuar në vendin e ngjarjes për të marrë masa mbi zbardhjen e rastit, shkruan AlsatM.

Arsovska tashmë disa javë frekuenton në Çair me pretendimet se po detekton ndërtesa pa leje që sipas saj datojnë në dy mandatet e fundit të kreu të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Për pretendimet e saja, Arsovska ka dorëzuar dokumente edhe në polici dhe prokurori.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -