back to top
December, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiSulmi në stacionin policor të Zveçanit, Peci: E dënoj ashpër këtë veprim...

Sulmi në stacionin policor të Zveçanit, Peci: E dënoj ashpër këtë veprim kriminal

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë në stacionin policorë të kësaj komune.

Peci shkruan se e dënon ashpër këtë akt gjersa shton se janë tronditur qytetarët dhe janë cënuar institucionet e rendit dhe ligjit.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dënoj ashpër aktin e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në stacionin policor të Komunës së Zveçanit, i cili u shkaktua nga disa individë të pandergjegjshem. Ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, që ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cënuar institucionet e rendit dhe ligjit.

Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit