back to top
September, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniStuhi në Gjermani, njerëzit bllokohen në automjete

Stuhi në Gjermani, njerëzit bllokohen në automjete

SHARE
Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po përgatitet për stuhinë.

Shiu kaloi mbi rrethin e Kassel (Hessen) dhe la pas bodrume të përmbytura dhe pemë të shkulura. Disa persona kanë mbetur të bllokuar në vetura.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në qindra lokacione, shkruajnë mediat gjermane.

Ekipet e shpëtimit evakuuan njerëzit nga shtëpitë e përmbytura me varka. Dëmi më i madh ka ndodhur në Untermerzbach, ku rrufeja ndoshta i ka vënë flakën një magazine me 60 deri në 70 automjete.

Në Trendelburg-Gottsbieren, uji në rrugë ishte deri në dy metra i lartë. Janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe janë dëmtuar disa pompa uji, çka nënkupton rrezikun e shembjes së ujësjellësit.

Ndryshe, nuk është raportuar për të lënduar, por dëmi arrin në rreth njëqind mijë euro.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit