back to top
September, 17, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniStudentët e Fakultetit Juridik të UP-së renditen të 12-tit në botë në...

Studentët e Fakultetit Juridik të UP-së renditen të 12-tit në botë në garën në Gjermani

SHARE
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani.

Ekipi nga Kosova është renditur i 12-ti në botë nga 180-të pjesëmarrës në botë.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës dhe shtetit të Kosovës në një komunitet të juristëve botërorë (profesorëve dhe gjyqtarëve nga fusha e së drejtës penale ndërkombëtare, që janë edhe pjesë e jurisë) ku simulohet praktika e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC)”, thuhet në njoftimin e UP-së.

“Gara e drejtësisë “Nuremberg Moot Court” është në mesin e garave me prestigjioze botërore dhe që nga viti 2022 është pjesë integrale e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik të UP-së, pas reformave dhe akreditimit të programit BA”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit