Një nga shqiptarët e sukseshëm në botë në fushën e biznesit dhe ish Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, kohë pas kohe në hapsirat e tij në rrjete sociale zgjedh të ndajë copëza nga jeta e tij.
Të njejten e ka bërë edhe së fundi përmes një postimi të lënë në Facebook, ku ka ndarë me ndjekësit një foto dhe mbishkrim që flet për jetën e tij të dikurshme.
“Rrugës për në punë, gjatë viteve të 70-ta në Hamburg. Punoja punë të rënda fizike për të financuar studimet e mia. I vetmuar, mbajta familjen time të madhe në Kosovë. Unë e di ndjenjën e të jetuarit në vend të huaj”.
Ky është mbishkrimi i fundit i Pacollit, shoqëruar me një foto nga periudha të cilen ai e rrëfen.
Të arriturat e Behxhet Pacollit në fushën e biznesit dhe politikës, tashmë njihen edhe botërisht./Kosovarja/
Shiko foton: