Share
Sot (e premte) fillon faza e dytë e ndeshjeve apo xhiro e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në edicionin 2024/25.
Superliga e Kosova ka mbyllur siparin e fazës së parë me nëntë xhiro të zhvilluara, ku skuadrat kanë luajtur të gjitha nga një herë mes vete, përveç Dritës e cila ka dy ndeshje më pak, ndaj Prishtinës dhe Suharekës.
Kështu, kampionati elitar i Kosovës hyn sot në një fazë të re, ku ekipet tashmë njohin më mirë kundërshtarët dhe janë gati për synuar maksimumin e pikëve.
Xhiro e dhjetë hapet me vetëm një ndeshje që është në orar për t’u zhvilluar sot, ku Feronikeli ’74 e pret Ferizajn në ‘Rexhep Rexhepi’ nga ora 13:00.