Një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të Skenderajt ka tronditur thellë opinionin publik, pasi la pas tre viktima dhe disa të lënduar.


Në këtë situatë tragjike, nënkryetari i Komunës të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e tre personave nga ky aksident tragjik. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme,” ka deklaruar Lushtaku.