back to top
December, 22, 2025
spot_img
BallinaShow Bizz“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

- Advertisement -

Shpërndaje 

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Gjatë diskutimit, Brikena i ka thënë Mirit se ata do të jenë armiq në shtëpi, pasi sjelljet e tij superiore e kanë irrituar atë.

Ndërkohë, këngëtari është munduar t’ia argumentojë se e ka gabim, pasi në shtëpi janë të gjithë të barabartë dhe nuk ka asnjë person superior.

Sakaq, Miri i ka thënë Brikenës që të mos analizojë shumë, pasi mund t’i analizojë gabim dhe se nuk ka shumë kohë.

Ndërsa Brikena i është kthyer duke i thënë se ka kohë, duke i kujtuar atij se Big Brother sapo ka nisur.

Pjesë nga diskutimi:

Miri: Me kë bërë armik?

Brikena: Nuk besoj se do bëhemi miq, besoj se do bëhemi armiq.

Miri: E ke pozicionuar veten kot, ke arsye?

Brikena: Disa sjellje të tua superiore më kanë irrituar.

Miri: E ke marrë gabim.

Brikena: Shpresoj që të kem marrë gabim.

Miri: Ta garantoj unë, asnjeri nuk është superior, këtu jemi të barabartë. Dikush flet më shumë, dikush më pak, nuk jemi të gjithë njësoj. Ti që flet më pak je inferiore

Brikena: Unë jam njeri që flas shumë, por më pëlqen që t’i analizosh gjërat para se të flas.

Miri: Mos i analizo shumë, se nuk ke kohë, se i analizon gabim.

Brikena: Kohë kam unë, kam 2-3 muaj kohë, mos ke problem, kohë kemi sa duash.

Miri: Pas tre muajsh nuk do analizosh më, se ka mbaruar.

https://www.instagram.com/reel/DSiGSWRDJ2h/?l=1&fbclid=IwY2xjawO1UGdzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR4iRSM-tLQnESoALbmHTSw8_WxWLL7dfComQI5w0SLr9etdSoci_Sb1kHB_8A&utm_source=ig_embed
- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -