back to top
September, 17, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiSituatë dramatike në Shëngjin. Zjarri përfshin disa banesa dhe biznese, evakuohen banorë...

Situatë dramatike në Shëngjin. Zjarri përfshin disa banesa dhe biznese, evakuohen banorë e pushues

Situatë dramatike nga zjarri në Shëngjin. Flakët të favorizuara edhe nga era kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë disa banesa dhe rrezikojnë disa hotele të zonës.

Kjo ka detyruar autoritetet të evakuojnë banorët dhe pushuesit. Në ndihmë të zjarrfikësve tanë kanë ardhur edhe dy avionë Canadair nga Italia.

“Përhapja edhe në afërsi të Portit të Shëngjinit e ka bërë më problematike situatën gjë që ka bërë që policia dhe Forcat e Armatosura të kenë përqendrimin tek banorët dhe pushuesit për t’i evakuuar”, tha gazetari Merin Maçi nga Shëngjini.

Deri më tani është ende herët për të bërë një bilanc të të dëmeve, megjithatë flitet për disa shtëpi të djegura.

“Rreth tre banesa janë djegur pjesërisht, por ka edhe të tjera që rrezikojnë pasi janë mes rrezikut të flakëve në këtë zonë. Ka patur shumë qytetarë dhe banorë kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe është dashur t’i drejtohen spitalit për të marrë ndihmë mjekësore”, tha Maçi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit