Sot u planifikua që të mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzarit për keqpërdorim të detyrës, Nagip Krasniqit ish-kryeshefit të KEK-ut, shkruan GazetaDemos.

Por, me të filluar seanca, Gjyqtari Rrahman Beqiri e ka ndërprerë në mungesë të të akuzuarit Ymer Dragusha, pasi tha që nuk ka kushte për të vazhduar.

Për të akuzuarin Ymer Dragusha, gjykatësi tha se do të merren veprimet e nevojshme ligjore, pa përjashtuar urdhërarrestin.
Ndërkaq, avokati Engjëll Rexhepi, me lejen e gjyqtarit tha se në aktakuzë mungojnë katër dëshmi dhe kërkon që të dorëzohen, vërejtje pati edhe avokati i Nagip Krasniqit, por do e dorëzoj me shkrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.