back to top
February, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga botaShqiptaro -amerikanët në State Department diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë- SHBA

Shqiptaro -amerikanët në State Department diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë- SHBA

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” zhvilloi një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Për këtë ka njoftuar kjo federatë ku thuhet se kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, Sekretari Dr. Pashko Camaj dhe aktivisti i çështjes kombëtare Bardh Tomaj u pritën në takim nga zonja Colleen Hyland – drejtoreshë e Zyrës së Europës Jugore Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Tema të diskutimit ishin: Zgjedhjet dhe proceset demokratike në Kosovë, nevoja për formimin e qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese, nevoja e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim sa më të shpejtë euroatlantik, roli i Vatrës në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve shtetëtore amerikane dhe atyre të Kosovës e Shqipërisë, situata dhe zhvillimet politike në Shqipëri, vazhdimësia e partneritetit shqiptaro-amerikan dhe mbikëqyrja proceseve dhe zhvillimeve demokratike në Kosovë dhe Shqipëri.

Colleen Hyland- drejtoreshë e Zyrës së Europës Jugore Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan vlerësoi rolin e Vatrës dhe këmbënguli për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Vatra e Departamentit të Shtetit Amerikan.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit