back to top
June, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeShpërthim në Trepçë, ndërmarrja jep sqarim për rastin në Stan Tërg

Shpërthim në Trepçë, ndërmarrja jep sqarim për rastin në Stan Tërg

- Advertisement -

Një incident është shënuar sot në ambientet operative të Trepçës në Stan Tërg, ku ka ndodhur një shpërthim gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese.

Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes, rasti ka ndodhur gjatë ndërrimit të parë, rreth orës 10:15.

“Gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit,” thuhet në sqarimin e Trepçës.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Postimi i plotë:

Më datë 04.06.2025, gjatë ndërrimit të parë, rreth orës 10:15, ka ndodhur një incident teknik i lehtë gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese në ambientet operative të Trepça Sh.A.

Gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit.

Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse (gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes) ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij.

Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë lëndim dhe asnjë dëm material. Pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion të rregullt dhe puna ka vazhduar normalisht./GAZETA PAPIRUS/

Tags: Stan TërgTrepçë

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -