back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiSfidon kancerin, adopton një fëmijë/ Gazetarja shpëton foshnjen nga një hasmëri e...

Sfidon kancerin, adopton një fëmijë/ Gazetarja shpëton foshnjen nga një hasmëri e ndaluar

Nertila Haxhia është gazetarja që ka një histori të ndjerë jete. Ajo ka zgjedhur ta rrëfejë në emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke zbuluar se ka kaluar një betejë të fortë me kancerin.

Mirëpo, jo gjithçka ka përfunduar me kaq për Nertilën. Ajo ka zgjedhur që të adoptojë një fëmijë, që vjen nga një ngjarje e rëndë, një hasmëri e ndaluar.

Nertila ka treguar se vajza nuk mund të rritej në atë familje, pasi mes dy fiseve shqiptare mund të kishte një hasmëri.

“Që në moshë unë jam prekur me tumorin e gjirit dhe paralelisht me tumorin e mitrës. Unë jam 36 vjeç. Faktikisht, sëmundjet kanceroze kanë thyer barrierat dhe janë predispozuar më shumë ndaj moshave të reja, madje po preken dhe fëmijët.

Tani jam bërë aq shumë e kujdesshme, sa po bëhem e bezdishme dhe për të tjerët.

Duken si filma dhe nuk janë aspak të pabesueshme. Jam e lumtur që iu gjeta afër fëmijës, pavarësisht formës”, u shpreh ndër të tjera Nertila./abcnews.al

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit