back to top
January, 12, 2026
spot_img
BallinaShow BizzSehire në shtëpinë e “BBVK-së”? Veprimet e Bias që po trazojnë rrjetin...

Sehire në shtëpinë e “BBVK-së”? Veprimet e Bias që po trazojnë rrjetin (video)

- Advertisement -

“Big Brother VIP Kosova” nuk po prodhon vetëm debate dhe romanca, por së fundmi, vëmendja e publikut është zhvendosur në një terren krejtësisht tjetër: atë të misticizmit dhe “sehireve”.

Prej 24-orësh, rrjetet sociale, veçanërisht Tik-Tok, janë mbushur me teori konspirative që kanë në qendër banoren Bia Khalifa. Ndjekësit e formatit kanë “qepur” disa momente të dyshimta, duke i interpretuar ato si rituale të magjisë së zezë, me qëllim eliminimin ose dëmtimin e konkurrentëve.

Kukulla “Labubu” dhe gjilpëra – “Voodoo” ndaj Albës?

Momenti që ka shkaktuar më shumë zhurmë lidhet me trendin e momentit, kukullën “Labubu”. Në një video virale, Bia shfaqet, duke mbajtur kukullën në dorë dhe duke e shpuar atë me një gjilpërë.

Ajo që ka tmerruar komentuesit është fakti se, sipas tyre, teksa kryente këtë veprim, Bia përmend emrin e Albës. Për më tepër, veprimet e saj kanë vijuar te krevati ku vajzat flinin së bashku. Bia shihet duke futur diçka në dyshek që supozohet të jetë kukulla ose gjilpëra, më pas mbush gojën me ujë dhe bën një veprim të çuditshëm duke hedhur një varëse anash krevatit. Për shumë komentues, kjo skenë ngjason me ritualet e vjetra “Voodoo”.

https://www.instagram.com/reel/DTYurUajdwc/?l=1&fbclid=IwY2xjawPSEAZleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR5N85K9M3kafAMpWunLI5tyzBUk3Psseh6tqsriLNGCWGbd7fCS-QqIViMXjw_aem_QTQvHMFUsLFT4gx8tSh4aw&utm_source=ig_embed

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -