back to top
December, 19, 2024
spot_img
BallinaShow BizzSara Hoxha reagon dy ditë para nisjes së BBV4: Nëse do ishte...

Sara Hoxha reagon dy ditë para nisjes së BBV4: Nëse do ishte e thjeshtë do e bënte kushdo

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ka ndarë një mesazh në Instagram dy ditë para se Big Brother VIP 4 të nisë.

“Rezultati i punës sime nuk jam vetëm unë. Me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën,” shkruan ajo, duke vlerësuar ekipin e saj për përkushtimin.

Postimi i Sara Hoxhës:

Çdo gjë që ja dua vetes, nuk e njihja derisa jeta më hodhi në anën tjetër të rehatisë dhe zgjidhja e vetme ishte ta përballoja me punë. Ajo që mësova është se një njeri, i vetëm, nuk mund të bëjë asgjë. Ndaj jam krenare i një sistemi pune që i rezistoi kohës, sfidave, dhe atyre që lanë anijen rrugës.

Rezultati i punës time, nuk jam vetëm unë, me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën. Kjo duket në çdo copëz të prodhimit, çdo filmim, këngë, emocion e përqafim të dhënë. Edhe pse mund të duket e lehtë, nuk do të thotë që nuk kemi sakrifikuar ditë të tëra, mbledhje të gjata sfilitëse për të arritur madhështinë. Nëse do ishte e thjeshtë do e bënte kushdo.
Mirënjohëse për të gjithë ju, e dini kush jeni❤️

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit