back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaShow BizzSara Gjordeni ‘nxjerr zbuluar’ VIP-at shqiptarë

Sara Gjordeni ‘nxjerr zbuluar’ VIP-at shqiptarë

- Advertisement -

Sara Gjordeni ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke hedhur dritë mbi një fenomen që duket se ndodh edhe në mesin e personazheve publikë shqiptarë.

Në disa postime në Instagram, ajo shprehet e habitur pse shumë profile të showbiz-it nuk i hapen më, duke i dalë “user unavailable”, megjithëse sipas saj, ajo nuk i ka bllokuar kurrë.


“Ka vetëm një shpjegim,” shkruan Sara. “Edhe të famshmit kanë profile fake si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë e ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa e ditur se llogaria fake është e lidhur me profilin kryesor dhe dalin edhe aty të bllokuar.”

Ajo vijoi duke theksuar se nuk po i referohet llogarive të vogla, por vetë emrave me 500 mijë deri në 2 milionë ndjekës.

“Opo ç’bëhet, se unë as ju kam ngacmuar ndonjëherë,” shton me ironi Gjordeni.

Ky reagim me siguri do të ngrisë shumë diskutime online, pasi sipas saj, shumë nga VIP-at shqiptarë përdorin llogari të rreme për të sulmuar e kritikuar kolegët e tyre, duke u fshehur pas anonimatisë.

Sara Gjordeni

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -