Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së djeshme i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

Ndërkaq, sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se vendimi i PZAP-së është arbitrar, dhe se kjo do të kundërshtohet nga subjekti i tij.
Ai shtoi se ky refuzim do të dërgohet si ankesë në Gjykatën Supreme.