Shumë premtime bëhën gjatë fushatës zgjedhore nga kandidatët për kryetar të komunave. Por shumë nga to mbeten vetëm premtime.
Por kjo nuk ka ndodhur në rastin e kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu. Ai gjatë këtij mandati si kryetar i Junikut ka arritur t’i realizonte mbi gjysmën e premtimeve të dhëna dhe se është ndër kryetarët, i cili ka realizuar më së shumti nga premtimet e tij.
Shehu para marrjes së mandatit, i kishte pasur gjithsej 35 premtime, për të cilat është zotuar se do t’i realizojë gjatë këtij mandati, si kryetar i Komunës së Junikut. Por shumica nga to nuk mbeten vetëm premtime. Pasi që kryetari aktual i Junikut ka arritur t’i realizonte 21 prej tyre.
Sipas të dhënave të Institutit GAP, nga 35 premtimet e dhëna gjatë fushatës, Shehu ka realizuar plotësisht 21 nga to. Tri nga to janë gjysmë të përfunduara. Gjashtë nga premtimet janë duke u realizuar pasi që tashmë ato kanë filluar.
Dhe vetëm pesë nga premtimet, kryetari Shehu ende nuk ka filluar t’i realizonte.
Ndryshe, Gap-i ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025. Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.