back to top
August, 2, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiRukiqi: VV-ja po ushtron presion te ZRrE që të mos e ndryshojnë...

Rukiqi: VV-ja po ushtron presion te ZRrE që të mos e ndryshojnë vendimin për daljen e bizneseve në treg të hapur

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rrukiqi, ka bërë me dije se deputetët dhe ministrat në detyrë të VV-së po bëjnë presion të ZRrE-ja që në asnjë formë të mos e ndryshojnë vendimin për daljen e bizneseve në treg “të hapur” të energjisë elektrike.

Sipas tij, ky presion është i kundërligjshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka treguar pse po bëhet kjo.

“Deputetët dhe ish Ministrat e partisë Vetëvendosje, punëdhënësit më të mëdhenj në vend, përfshirë kompanitë prodhuese, ata që e mbushin buxhetin, i reduktojnë në termin grup interesi, duke i paraqitur si të dëmshëm dhe si e keqe e vendit. Të njejtit, janë duke ushtruar presion te paligjshëm, tek ZRrE që në asnjë formë të mos e ndryshojnë vendimin për daljen e bizeseve në treg të derregulluar (“të hapur”), të energjisë elektrike. Kanë kërkuar edhe scenario, që nëse askush në treg, përfshirë KESCO-n, nuk arrin t’i furnizoj kompanitë, atëherë kjo zë bëhët nga KOSTT ose KEK – me çmim mbi 250%-300%, më të shtrenjtë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Të njejtit kanë refuzuar, t’i ndajnë 50 milionë për subvencionim tarifor, që do të shmangte, këtë rritje abnormale të çmimit të energjisë elektrike për sektorin privat. Sa për rikujtim për të gjithë, pëtfshirë kasten e dëmshme, amatoreske dhe jo vetëm, të partisë që çdo gjë po e qon dëm, kjo rritje mbi 250-300% e kostos për biznese ka këto efekte katastrofale për ekonominë e vendit: 1) Rritje çmimesh, deri ne papërballueshmëri; 2) Largim të punëtorëve nga puna; 3) Falimentim të bizneseve”, ka shkruar Rukiqi.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -