Gazetari Valon Syla e ka komentuar shpalljen e zgjedhjeve nacionale nga ana e presidencës. Ai ka bërë me dije dekretimi i 9 shkurtit si ditë e zgjedhjeve e ka ringjallur opozitën
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këto zgjedhje opozita do ta ketë më lehtë.
“Po shihet se po ngjallet opozita kadale për këto zgjedhjet e ardhshme. Tash duhet ta kenë më lehtë sepse edhe Vetëvendosjen e provuam. I provuam edhe rrenat e tyre. Edhe mospunen, e sidomos nënçmimin në aspektin e intelektit njerëzor, atë profesional, e deri te ai i nderit personal e nacional. Me një urë 1 metër e diçka në Staradran dhe shumë kopalla nuk mund të priten rezultate me 9 shkurtin e ardhshëm. Kosovarët ja dhanë shancin Albin Kurtit për 5 vjet qeverisje, por ai nuk ju dha asgjë më shumë se zhgënjim dhe dëshprim. Pak nga ajo çka ishin pritjet e njerëzve të ndershëm të këtij vendi. Ta kqyrim tash. Sa po reflekton arsyeja kosovare”, ka shkruar Syla.