Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.
Ky i fundit tha për Klan Kosova se e ka lajmëruar rastin në polici.
Derisa rreth kësaj ngjarje ka folur edhe i pari i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Çeku tha se aktualisht janë duke i marrë informacionet lidhur me rastin, por se dhuna është e papranueshme.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste”, tha ai.
“Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, shtoi ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.