back to top
February, 18, 2026
spot_img
BallinaMusicRovena Stefa vë në dyshim votat në Big Brother VIP Kosova: Duhet të...

Rovena Stefa vë në dyshim votat në Big Brother VIP Kosova: Duhet të bëj një gjyq që të bëhet transparencë

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudin. 

Në këtë intervistë, ajo ka folur hapur për përvojën e saj në reality shou, por edhe për mënyrën si u zhvillua gara drejt finales.

Gjatë bisedës, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë: “Përse nuk shkove në finale?”. 

“Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh Stefa.

Ajo shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se pjesëmarrësit nuk kanë pasur qasje në të dhënat reale të rezultateve.

“Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt – kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha Rovena.

Kjo nuk është hera e parë që një ish-banore e spektaklit ngre pikëpyetje për mënyrën si trajtohen votat dhe rezultati përfundimtar, por deklarata e Rovenës ka marrë vëmendje të veçantë.

revista.one/

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -