back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiRikthehet historia e vrasjeve Papa-Sadikaj në Shqipëri: Kush janë dy vëllezërit Kalemi,...

Rikthehet historia e vrasjeve Papa-Sadikaj në Shqipëri: Kush janë dy vëllezërit Kalemi, të cilëve iu mbeti i vrarë babai në atentat?

SHARE
Shyqyri Kalemi dyshohet të ketë qenë objektiv i atentatit me armë zjarri ne Memaliaj, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ai është babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa vetura me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të. Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.

Disa muaj më vonë, në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa.

Vrasja e tij, siç raporton ABC News, thuhet se u krye si hakmarrje për ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Andrea Kalemi, vëllai i Zamir Kalemit ka rezultuar në dosjen hetimore të vrasjes së Edmond Papës si person i cili ishte interesuar për eleminimin e biznesmenit nga Saranda.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit