Rike Roci është padyshim një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të BBV.
Pas eleminimit nga loja, ish banorja po vijon me punën e saj si modele mes Italisë dhe Shqipërisë,
ku e kemi parë mjaft aktive në rrjete sociale.
Mirëpo, ajo çfarë na ka surprizuar pasi ishte mbajtur mjaft e fshehtë, është se Rike Roci është imazhi i ri i “Lori-Caffé”.
Kompania e kafes ka hedhur në treg tashmë kafet e ftohta në kanaçe, ndërsa personazhi i përzgjedhur
për spotin është pikërisht Rike, e cila duket më ‘hot’ se kurrë mes akullit të kafeve të ftohta “Lori-Caffé”.