back to top
December, 4, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniRezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Pas miratimit të rezolutës së OKB-së për Srebenicën, ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi ka thënë se ky është një grusht i fortë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mohon krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebenicë.

“84 vende të botës i dhanë grusht të fortë narativit politik të presidentit serb të mohimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit në Srebrenicë, politikës së glorifikimit të kriminelëve të dënuar”, ka thënë Kamberi.

Ai ka thënë se “bota do ta mbajë në mend Srebrenicën”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën, që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andora, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Fixhi, Estonia, El Salvadori, Egjipti, Ekuadori, Çekia, Kroacia, Kosta Rika, Kolombia, Kili, Kadi, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gamibia, Gjermania, Guinea Bissau, Indonezia, Irani, Iraki, Italia, Japonia, Jordania, Mali i Zi, Malta, Libia, Lituania, Latvia, Kuvaji, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Katari, Portugalia, Republika e Koresë, San Marino, Turqia, Tunizia, Zvicra, Suedia, Spanja, Afrika e Jugut, Sllovenia, Sierra Leone, Singapori, Arabia Saudite, Senegali, Yemeni, Uruguaj etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit