Redaktorja e lajmeve qendrore, Blerta Foniqi Kabashi është distancuar pas sulmit të Radiotelevizionit të Kosovës ndaj gazetës Nacionale dhe Periskopit.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo qysh në fillim ka thënë se distancohet me keqardhje nga zhvillimet e fundit, derisa flet për punën e babait të saj në RTP.
Ajo tutje është shprehur se për 25 vite në gazetar, nuk mban mend ndonjë situatë kur është ndier e turpëruar.
“Për këto 25 vjet në gazetari, nuk e mbaj në mend asnjë moment kur jam ndier e turpëruar. Pëkundrazi, jam munduar që të jap kontribut profesional në çdo situatë.
Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale, pa u frikësuar e nënshtruar ndaj askujt!” – ka shkruar ajo.