back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaMusicReagon rivalja e dikurshme e Taynës, Arta Memedi: Ligji i tërheqjes nuk...

Reagon rivalja e dikurshme e Taynës, Arta Memedi: Ligji i tërheqjes nuk po funksionojka më, provo bashkëqytetarin tënd Burdushin

Këngëtarja dhe reperja nga Tetova, Arta Memedi, ka dhënë një përgjigje të mbushur me ironi ndaj lajmeve të fundit që përfshijnë problemet e fundit të reperes Tayna, me të cilën ka pasur në të kaluarën një rivalitet të ashpër.

Në një postim në InstaStory, Arta Memedi ka zgjedhur të përdorë humorin për të trajtuar temën e diskutueshme, duke u ndalur në Ligjin e Tërheqjes, një koncept që Tayna ka përmendur si një ndikues kyç në suksesin e saj në industrinë e muzikës.

“Duke manifestuar Karmën. Ligji i tërheqjes nuk po funksionojka më. Ndoshta duhet të provosh bashkëqytetarin Burdushin, nivel i tjetër i idiotësisë, #StopSehireve”, shkroi Arta, duke aluduar në një emision të para disa viteve, ku Tayna ishte e ftuar dhe ku fliste për besimin e saj në këtë ligj.

Foto: Arta Memedi/InstaStory
Ironia e Memedit vjen në një kohë kur Tayna po përballet me sfida ligjore të konsiderueshme me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, i cili ia ka fshirë këngën e saj të fundit “Si ai”, për shkak se posedon të drejtat e saj autoriale ende për shkak të kontratës.

Gjersa ironia me shembullin e Burdushit, Arta ka ironizuar me faktin se si i ashtuquajturi magjistari Burdushi dhe reperja Tayna vijnë nga i njëjti qytet, Prizreni.

Arta dhe Tayna përndryshe kanë një histori të gjatë rivaliteti, pasi Arta e kishte akuzuar Taynën se i kishte bërë ‘diss’ në këngën e saj.

Rinori ka qenë gjithashtu menaxher i Artës para Taynës, dhe flitej se për një kohë kanë qenë në lidhje. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit