back to top
February, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiRasti në Prishtinë, flasin nga QKUK: Personi i plagosur është jashtë rrezikut...

Rasti në Prishtinë, flasin nga QKUK: Personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë

Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë.

Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit