Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama pas pak pritet që të zhvillojnë një takim.
Burime të Tëvë 1 bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seancë e përbashkët e dy kuvendeve, thumboi kryeministrin Albin Kurti për çështjen e raporteve me aleatët.
Rama, citoi edhe fjalë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, për objektivat e anëtarësimit në BE, NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në një mesazh për Kurtin, ai këtu përmendi edhe frazeologjinë “trimi i mirë me shokë shumë”.
Rama tha se këto “fjalë të thjeshta të Rugovës janë gjithçka, që të mos humbet objektivi historik për bashkimin në familjen evropiane dhe për të mos hequr nga mendja shansin historik, shans që shqiptarët mund ta shfrytëzojnë vetëm si trimi i mirë me shokë shumë”.