Ramadani: Do të krijojmë Agjencinë e Inteligjencës për Mbrojtje ndaj kërcënimeve hibride, dezinformimin dhe ndikimet e huaja armiqësore
Kandidati i AAK’së për deputet, Burim Ramadani, ka propozuar Ligji kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmeve Kibernetike.
“Siguria dhe Mbrojtja do të kenë koncept modern, ndryshe nga deri tash. Do të forcojmë Agjencitë e Inteligjencës, përfshirë këtu edhe krijimin e forcimin e Agjencisë së Inteligjencës për Mbrojtje në përballje me kërcënimet hibride, dezinformimin dhe ndikimet e huaja armiqësore.”
Ai ka thënë se në këtë plan, do të funksionalizohet:
- një njësi për komunikim strategjik dhe përballje me luftën hibride,
- sistemi i integruar paralajmërimit të hershëm për sigurinë kombëtare,
- do të nxjerret Ligj kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmeve Kibernetike

