Share
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, Rama ka thënë se ky është veprim i papranueshëm dhe i ulët.
Tutje, ai ka thënë se shpreson që një veprim i tillë të dënohet.
“Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është veprim i papranueshëm dhe i ulët.
Shpresojmë që veprime të tilla të dënohen dhe të mos përfaqësojnë vlerat e shoqërisë sonë.” – ka shkruar Rama.