Ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij, i dyshuari arrestohet në Merdare
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se në pikat kufitare me Serbinë, në anën e Serbisë për të shtunën janë paralajmëruar protesta.
QKMK u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përdorin pikat tjera për qarkullim.
“Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Njoftim me rëndësi!
Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e Serbisë, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta.
Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.
Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.