back to top
July, 30, 2025
spot_img
BallinaLajmeQKMK me njoftim: Kjo është gjendja me kolona në pikat kufitare

QKMK me njoftim: Kjo është gjendja me kolona në pikat kufitare

- Advertisement -

Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, tash ato kanë rënë në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pothuajse të gjitha pikat kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.

Dallim kanë vetëm pika kufitare në Jarinje, ku pritjet për të hyrë janë nga 15 deri në 20 minuta dhe në Merdarë ku pritjet janë deri në 10 minuta.

Pritje për të dalë nga Kosova ka vetëm tek pika kufitare në Muçibabë e të cilat janë 40 minuta.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -