back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiQeveria Kurti premtoi padi për gjenocid ndaj Serbisë, profesori Salihu: Fjalë boshe

Qeveria Kurti premtoi padi për gjenocid ndaj Serbisë, profesori Salihu: Fjalë boshe

Njohës të sistemit të drejtësisë kanë vlerësuar se Qeveria nuk ka bërë asnjë hap konkret për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

Në një prononcim për “Kosova Press”, profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu ka thënë se nuk pritet që gjatë këtij mandate të ndodhë një gjë e tillë. Madje, sipas tij, duhet ë punohet edhe për tri vitet e ardhshme, që të mblidhen faktet e të ngrihet aktakuza.

“Ky mandat gati u krye për 3 muaj, siç e shoh unë gjendjen prej tani në këto tri vitet e ardhshme pa marrë parasysh kush do të jetë në pushtet kjo qeveri apo tjetër duhet të punojnë për 3 vitet e ardhshme edhe të mblidhen faktet dhe të sistemohen dhe të ngrihet akuza kundër Serbisë….

Mjerisht deri para 4 viteve vetëm është folur është premtuar është thënë se do ta ngitin, por në praktikë nuk është kryer me vetë faktin e mbylljes së Institutit për Krime të Luftës në vitin 2018 ajo flet shumë që këto kanë qenë vetëm fjalë bosh, kurse në këtë aspekt deri më tani nuk është punuar sa duhet dhe si duhet…Kjo punë duhet të kryhet në mënyrë institucionale në kuadër të Institutit për Krime të Luftës dhe të punohet….Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ngritën akuza pa fakte dhe prova të bazuara dhe të mirëfillta…Është problem ajo, por mund të ngrit akuzë edhe ndonjë shtet tjetër, por ne duhet të kryejmë punë Kosova duhet të kryejë punë.” – citohet se ka thënë ai.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Drejtësisë nuk janë përgjigjur në pyetjet rreth kësaj çështje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit