Zëvendësministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, e ka pranuar se u ka shkruar letër autoriteteve të Serbisë për njohjen e Kosovës.

Duke u munduar të arsyetoi këtë veprim jo serioz, ai ka thënë se nuk i ka shkruar drejtpërdrejt ministri së jashtme të Sirisë, por disa personave të afërt me ta.
Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ai e ka pranuar se nuk është kompetent për këtë çështje.
“Nuk jam kompetent me dërgua letër që do të duhej ta bënë MPJD, por përmes kontakteve që kam me shqiptarë të Sirisë e që janë të tri gjeneratave”, ka thënë ai.
“Përmes kontakteve, jo përmes pushtetit aktual atje, por me persona që kanë komunikuar me ta dhe iu kam thënë që ta shikojnë mundësinë për njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo nuk ka qenë kërkesë formale”, ka thënë Vokrri.
Ai e ka pranuar se ajo ka qenë letër e shkruar.
“Unë i kam shkruar letër një personi, që ai mandej qat letër e ka këqyrë dhe ka thënë: kështu po mendon dikush prej Kosovës”, është shprehur ai.
Kur gazetari i thotë se letra ka qenë në cilësinë e zëvendësministrit të pushtetit lokal, Vokrri e ka pranuar.
“Po, me siguri qashtu i ka thënë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka treguar se deri me tani askush prej Kosovës nuk e ka kërkua njohjen nga Siri.
“Nuk i është dërguar ndonjë letër e zyrtare nga cilido institucion i Republikës së Kosovës, se paku deri para disa ditëve kur kam qenë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me këshilltarët e presidencës për këtë çështje”, ka thënë ai.