back to top
December, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeQendrat për Pajisje me Dokumente zgjasin orarin për t’u shërbyer qytetarëve gjatë...

Qendrat për Pajisje me Dokumente zgjasin orarin për t’u shërbyer qytetarëve gjatë festave

- Advertisement -

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve deri në ora 18:00.

Kjo zgjatje e orarit vlen për periudhën 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026, në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Në njoftim thuhet se “dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur”.

Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre”.

“Agjencia për Regjistrim Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, kanë bërë të ditur nga MPB.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -