Dea Mishel Hoxha ka qenë e ftuar në Podcastin e Alketa Vejsiut “Inspire”, ku tregoi fillimet e saj në karrierë.
Ajo tregoi se fillimisht ka punuar në një dyqan produktesh kozmetike dhe më pas ka filluar të reklamojë nëpërmjet YouTube produktet dhe kështu arriti të njihej nga shumë shqiptarë.
Më pas ajo tregoi se nisi të punojë te Revista Anabel dhe më pas tek seriali “Hostel” si aktore.
Ajo tregoi se rrogën e parë e kishte 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa sot merr dhjetëfishin nga një reklamë në rrjetet sociale.