back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPunëtorja e ETC-së vdiq pas aksidentit në Kaçanik, reagon Ramiz Kelmendi

Punëtorja e ETC-së vdiq pas aksidentit në Kaçanik, reagon Ramiz Kelmendi

Kishte sigurim shëndetësor, do i punësojmë menjëherë një familjar

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la të vdekur një 22-vjeçare nga komuna e Kaçanikut.

Biznesmeni dhe ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas vdekjes së Laurina Kuqi e cila ishte punonjëse e ETC-së.

Kelmendi, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në mbeshtetje të familjes do ti  ofrojë punësim të menjëhershëm njërit nga familjarët e së ndjerës.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u aksidentua për vdekje kolegia e punës, tashmë e ndjera Laurina Kuqi.

Me këtë rast shprehë ngushëllimet e mia, të familjes dhe të kompanisë e stafit, familjes së të ndjerës dhe kolegëve në Kaçanik. Njëkohësisht në mbeshtetje të familjes i ofrojmë punësim të menjëhershëm njërit nga familjarët e së ndjerës, në përputhje me plotësimin e kritereve të moshës dhe kushteve ligjore.

Poashtu, besojë që familja do shfrytezojë nga sigurimi shëndetësorë dhe aksidental me të cilin e ndjera  ka qenë e mbuluar në 365 ditë të vitit në 24 orë! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Kelmendi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit