back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaBlogPublikohet audioincizimi: Fatmir Sheholli lidhje me terroristin Milan Radoiçiq e Listën Serbe

Publikohet audioincizimi: Fatmir Sheholli lidhje me terroristin Milan Radoiçiq e Listën Serbe

- Advertisement -

Në këtë audio Sheholli dëgjohet duke biseduar me dy persona, një grua dhe një burrë.

Këtij të fundit, Sheholli dëgjohet t’i rrëfejë se çfarë ka dëgjuar për të, teksa shton se “kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka. Miku im i madh është Milan Radoiçiq, dhe mik i tyre është. Mos fol për të ashtu siç ke folur deri më tani”.

https://fb.watch/CEs5fy32L7

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -