Janë publikuar pamje të autoblindës së NJSO-së e cila u aksidentua orë më parë në fshatin Grabovc të Leposaviqit në veri të Kosovës.
Nga ky aksident mbetur të lënduar 8 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, tha zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.