back to top
January, 5, 2026
spot_img
BallinaLajmeProkurorja e Përgjithshme tregon që padia ndaj Maduros dhe gruas është bërë...

Prokurorja e Përgjithshme tregon që padia ndaj Maduros dhe gruas është bërë në një gjykatë në Nju Jork, zbulon veprat që iu ngarkohen

- Advertisement -

Prokuroja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka njoftuar se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores janë paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Maduro akuzohet për konspiracion narko-terrorizmi, importit të kokainës, dhe për posedim të armëve e pajisjeve shkatërruese.

Prokurorja amerikane i ka cilësuar të dy si trafikantë të dyshuar të drogës.

“Ata së shpejti do të përballen me rreptësinë e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane. Në emër të të gjithë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, do të doja të falënderoja Presidentin Trump që pati guximin të kërkonte llogaridhënie në emër të Popullit Amerikan, dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, ka shkruar Bondi.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -