Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për rastin tragjik në fshatin Jabllanicë ku mbetën të vdekur tre fëmijë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuara.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit, trupat e pajetë mbrëmë janë dërguar në IML për obduksion dhe rasti është inicuar “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.