back to top
June, 21, 2025
spot_img
BallinaLajmeProcesi i zhvarrimit, në varrin e dëshmorit Arton Zogaj u gjetën dy...

Procesi i zhvarrimit, në varrin e dëshmorit Arton Zogaj u gjetën dy granata dore dhe disa lekë shqiptare – iu dorëzuan vëllait të tij

- Advertisement -

Share
Sot në komunën e Istogut ka vazhduar procesi i zhvarrimit të trupave të dëshmorëve. Procesi fillimisht filloi në Vrellë, për të vazhduar më pas në lagjen Muzliaj,e në Orroberdë.

Në lagjen Muzliaj u zhvarros Nazmi Musliaj e në fund u bë zhvarrimi i dëshmorëve të Orroberdës, Arton Zogaj, Qazim Hakaj dhe Nexhmedin Hakaj.

Në Orroberdë, gjatë prcesit të zhvarrosjes së dëshmorit të kombit, Arton Zogaj, u gjetën dy granata dore dhe dy monedha lekë të Shqipërisë.

Për granatat e gjetura, Policia e Kosovës së bashku me FSK-në kanë ndërhyrë në proces, teksa lekët iu dhuruan vëllait të dëshmorit, Arton Zogaj.

Procesi i zhvarrimit, u bë me nderime ushtarake nga ushtarët e FSK-së, teksa të pranishëm ishin edhe organizatat e dala nga lufta, ndër to “Shqiponjat e Arta”.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -