back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaShow BizzPrit pak, Andi dhe Enki thonë se janë njohur para “Për’puthen”, po...

Prit pak, Andi dhe Enki thonë se janë njohur para “Për’puthen”, po Melisa?!

Shpërndaje
Andi Shehi dhe partnerja e tij Enki ishin të ftuarit e radhës në S’e Luan Topi.Ata rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe si u njohën.

Enki: Unë me Andin jam hasur dhe njohur para se Andi të futej në program. Sa na kanë pyetur gjithandej në rrjete sociale. Ne jemi njohur para 4 vitesh e pak, në kohën e Covid-it para 5 vitesh.

Unë punoja për njërën nga kompanitë e telekomunikacionit dhe unë marr në telefon Andin për njërën nga ofertat që kishim. Në bisedë e sipër fillon më ngacmon. Ajo që më goditi ishte më pyeti për shenjën e horoskopit.

Andi: Ishte zëri ai që krijoi atë ndjesinë. Më tha jam Enki jam me flokë të kuqe po më gjete mirë, po s’më gjete bukur. Zgjati dy orë ky kërkimi e gjeta në Instagram. Më shkruajti hahaha më gjete. Nuk dilnim dot.


Enki: Më pas unë nisa punë në punën që ishte Andi dhe më pas gjithsecili vijoi jetën e vet.

Andi: Shkëndija, pëlqime kishte, por pronarët e kësaj kompanisë ishin shumë të afërt me familjen time de s’kishte ndonjë moment të caktuar që të rrije vetëm.

Andi: Ritakimi ka qenë në një lagje të Tiranës, unë po haja drekë dhe ishte afër rrugës kryesore, se si ma kap cepi i syrit, i shkruaj mesazh dhe i them s’paske ndryshuar kurrë. Sa herë që e kam parë ka pas një shkëlqim tek sytë.Enki: Ky ishte mesazhi i parë dhe i thash po po.

Andi: Të kam lut unë ty nja një javë për të dal për kafe.

Në fakt nuk mund të mos na shkojë mendja se Andi doli nga “Për’puthen” me Melisën,lidhje që nuk zgjati pak,por fundin e pati me tjetër person.

Eh dashuria…

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit