back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPrishtinë, policia ndalon një sulm të mundshëm terrorist

Prishtinë, policia ndalon një sulm të mundshëm terrorist

Në Prishtinë gjatë një kontrolli të Policisë, një personi i’u është gjetur dhe sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike.

Policia në raportin 24 orësh njofton se bëhet fjalë për përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale tjera.

”ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së
Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit